Indi, autobusi bie në greminë 44 të vdekur
01.07.2018 14:04
Të paktën 44 persona kanë vdekur sot në shtetin himalajan Utarakand...

Të paktën 44 persona kanë vdekur sot në shtetin himalajan Utarakand, në veri të Indisë, pasi një autobus u rrëzua në një greminë, njoftoi policia.
“Të paktën 44 persona kanë vdekur në këtë aksident”, deklaroi, përgjegjësi lokal për menaxhimin e katasatrfave.
“Të paktën tre persona janë të plagosur. Puna e forcave të shpëtimit vazhdon”, theksoi ai.
“Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në një luginë të thellë. Për shkak të forcës së përplasjes, mjeti është ndarë në dy pjesë dhe ndodhet aktualisht pranë një përroi në fund të luginës”, njoftoi zyrtari për menaxhim me katastrofat Chandra Kala.
