Shilegov, nuk do të ketë kampe refugjatësh në Shkup
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka mohuar informacionet....

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka mohuar informacionet se do të ndërtohen kampe refugjatësh në Shkup.
Ai sqaron se kjo çështje ishte parashtruar edhe nga këshilltarët e opozitës në seancën e fundit të këshillit të qytetit të cilëve u ishte thënë se nuk do të ketë kampe për refugjatët.
Megjithatë, dje VMRO-DPMNE doli me një konferencë shtypi ku pretendonte të kundërtën.
“Kur ata mbeten pa argumente dhe ballafaqohen me të vërtetën, ata nuk bëjnë asgjë tjetër veçse përhapin gënjeshtra dhe të pavërtetat. Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po kujdesen për të gjithë qytetarët tanë, edhe nëse ata janë të pastrehë. Natyrisht, askujt nuk i përshtatet përkushtimi dhe e vërteta. Për krijuesit e lajmit të rremë, gjykoni veten”, shkruan Shilegov në profilin e tij në Facebook.
