Motoçiklistët në takim te Shilegov, nuk dëshirojnë të paguajnë për parkim

01.07.2018 15:58

Pas protestës në qytetin e Shkupit, që u mbajt nga motoçiklistët...

Pas protestës në qytetin e Shkupit, që u mbajt nga motoçiklistët në mëngjes për shkak të paralajmnërimit të aplikimit të parkimit me pagesë të motorëve në kryeqytet, përfaqësues të klubeve të motoçiklistëve u pranuan në takim nga kryetari i qytetit Petre Shilegov.

Ai propozoi një tarifë prej 5-7 denarë në orë, kurse nga ana tjetër ishte i kritikuar ashpër nga motoçiklistët të cilët thanë se paguajn regjistrim më të shtrejtë, kurse në metropolet e Evropës askund nuk paguhet kjo tarifë. Për tejkalimin e dallimeve palët u dakorduan për formimin e një grupi punues 5 anëtarësh.

“Ne duhet ta arrijmë balansin se çfarë na duhet dhe se bashku të konstatojm. Sa motorë përdorën? Sa është e frekuentar qyteti për të shënuar infrastrukturat e duhura dhe për të ndërtuar. Pas një viti, kur do ta realizojmë këtë plan, një orë parking për motociklistët do të kushtojë mes 5 dhe 7 denarë. Ndërsa për motoçikletat e vogla deri 50 kubik do të selektojmë vende dhe parking pa pagesë”  - tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Do të mbesim me qëndrimin se duhet të ketë parking për motoçiklistët por mos të paguhet. Në qëndrojme fort, jemi të vendosur dhe nuk ka shanse për të paguar parking për motorët dhe qëndrimi ynë ështe që të jetë si ka qënë deri më tani, nëse ai dëshiron të bëj hapsira për parking shtesë, le ta bëjë këtë por ne parkohemi atje ku nuk i pengojmë askujt” – tha një motoçiklist.

Takimi i parë i grupit punues për harmoinizmin e qëndrimeve është thirrur për nesër. (Sedat Selimi, TVM2)