Nikollovski, 12 miljon euro për sistemin e ujitjes
Sistemi i ujitjes për vite të tëra është lënë pas dore....

Sistemi i ujitjes për vite të tëra është lënë pas dore. Kjo ka ndikuar në reduktimin e prodhimeve bujqësore dhe uljen e cilësisë së produkteve. Kështu ka vlerësuar ministri i Bujqësi, Ljupço Nikollovski në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”, duke theksuar se këtë vit 12 milionë euro do të dedikohen pikërisht për sistemin e furnizimit me ujë.
“Unë nuk e di se si mund të lënë pas dore sistemet e ujitjes dhe që shteti të mos investojë, të mos i rindërtojë dhe të mos angazhohet për ndërtimin e sistemeve të reja. Ajo që ne e theksojmë e që është pjesë e programit të qeverisë, është se dhjetë milionë euro në vit do ti dedikojmë për sistemet e ujitjes. Këtë vit, vetëm përmes Programit të Zhvillimit Rural, ne do të paguajmë 12 milion euro që janë dedikuar për pjesën e furnizimit me ujë” – tha ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
