Botë

Meksikë, kandidati i së majtës fiton zgjedhjet presidenciale

02.07.2018 09:19

Kandidati i majtë, Andrés Manuel López Obrador, po shënon një fitore të pastër dhe bindëse në zgjedhjet presidenciale në Meksikë...

Rezultatet paraprake e të pjesshme tregojnë se Obrador ka marrë 53% të votave, dy herë më shumë sesa rivali i tij më i afërt.Fitorja e ish-kryebashkiakut të Mexico Cityt duket se është vulosur nga dy rivalët e tij, nga partitë e mëdha në vend, që pranuan humbjen dhe i uruan Obradorit presidencë të mbarë.
 
Pas zgjedhjeve dhe në pritje të rezultatit përfundimtar, që tashmë duket i qartë, Obrador përsëriti premtimet e fushatës dhe tha se lufta ndaj korrupsionit dhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë do të jenë prioritetet e administratës së tij. Ai tha gjithashtu se do të kërkojë miqësi dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, nga ku presidenti Trump e uroi për fitoren.