Botë

Debatet për azilantët, dorëhiqet Ministri i Brendshëm i Gjermanisë

02.07.2018 10:08

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer, kryetar i partisë kristiansociale deklaroi dorëheqjen nga të dyja postet politike...

Këtij vendimi i paraprinë grindjet lidhur me politikën e azilit ndaj refugjatëve në vend. Seehofer kundështo  kancelaren Merkel, duke kërkuar  dëbimin e refugjatëve në kufi.
 
Seehofer e hodhi poshtë edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas të cilit refugjatët e regjistruar në vendet e tjera të BE-së të strehohen në të ashtuquajturat qendra ankorimi në Gjermani, mësohet nga të dhënat e pjesëmarrësve në mbledhjen e CS-së në Mynih.
 
Me këtë kreu i CSU-së i është kundërvënë direkt kancelares e cila kërkon zgjidhje europiane në marrëveshje me vendet fqinjë. Për Seehoferin vendimet në samitin e BE-së në Bruksel janë një alternativë e pamjaftueshme.