Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pushteti të mos luajë me kushtetutën
02.07.2018 11:44
VMRO opozitare ka porositur sërisht LSDM-në që të mos luajë me ligjet dhe Kushtetutën që garantojnë rendin dhe sundimin e ligjit....

VMRO opozitare ka porositur sërisht LSDM-në që të mos luajë me ligjet dhe Kushtetutën që garantojnë rendin dhe sundimin e ligjit.
"Publikimi i ligjit mbi gjuhët dhe marrëveshjes me Greqinë në Gazetën Zyrtare, pa firmën e kryetarit Ivnov, nga Talat Xhaferi dhe Martin Kostovski është një vepër penale për të cilën do të shkohet në burg. Duhet të ketë përgjegjësi për këto procedura. Për shkak të fatkeqësisë që u përhap një mbrëmje me “diplomaci domatesh” të gjithë ata që morën pjesë në proceset integruese euroatlantike menjëherë të japin dorëheqje për shkaqe morale”, thuhet në deklaratë nga VMRO-DPMNE.
