Botë
Kriza e migrantëve, tjetër tragjedi në mesdhe, 63 të humbur
02.07.2018 12:18
Një tjetër ngjarje e rëndë është konfirmuar në detin Mesdhe. Në tentativë për të kaluar në brigjet europiane, një varkë me 63 persona është mbytur....

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e UNHCR. Ndërkohë 41 persona të tjerë janë shpëtuar nga roja bregdetare në brigjet e Zëaras, raporton agjencia e OKB-së.
Pak ditë më parë, shifra të frikshme u publikuan nga një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara. Ku vetëm gjatë dy ditëve, të paktën 215 persona janë mbytur mes tyre edhe foshnje, pasi janë larguar nga Libia në tentativë për ta arritur në brigjet europiane.
