Gjermani, përplasen trenat, 35 të lënduar
Përplasja ndodhi kur treni i kompanisë private Euro City u përplas me një tren mallrash. Treni i udhëtarëve doli nga shinat dhe disa vagonë të tij me 110 pasagjerë brenda , u përmbysën...

35 persona janë lënduar, 4 prej tyre më rëndë nga përplasja e dy trenave në Manheim të Gjermanisë
Përplasja ndodhi kur treni i kompanisë private Euro City u përplas me një tren mallrash. Treni i udhëtarëve doli nga shinat dhe disa vagonë të tij me 110 pasagjerë brenda , u përmbysën.
Treni i udhëtarëve vinte nga Austria me 250 pasagjerë në bord. Trenat po ecnin paralelisht kur një nga vagonat e trenit të mallrave u anua , duke shkaktuar humbjen e ekujlibrit në trenin tjetër. Për fat të mirë aksidenti ndodhi pranë stacionit dhe trenat ishin me shpejtësi të vogël, në të kundërtën numri i të lënduarve do të ishte shumë më I madh dhe përplasja mund të përfundonte në tragjedi.
