Maqedoni

Protesta nga “Alternativa e gjelbër”: Të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore

02.07.2018 14:30

Përkrahës të Organizatës qytetare “Alternativa e Gjelbër” kanë protestuar sot para Gjykatës Penale në Shkup...

Përkrahës të Organizatës qytetare “Alternativa e Gjelbër” kanë protestuar sot para Gjykatës Penale në Shkup, duke i dhënë përkrahje Filip Dostovskit, ndaj të cilit zhvillohet sot procesi gjyqësor për posedim të kanabisit.

“Alternativa e Gjelbër” kërkon legalizimin e kanabisit, pasi, siç pretendon Dostovski, para dy vitesh, pas një kontrolli policor, atij i është gjetur në shtëpi kanabis i siguruar nga pacientët për prodhimin e vajit, për qëllime mjekësore.

“Na arrestuan dy personave, mua dhe një koleg nga organizata. Te unë gjetën tivkorob që rritet në Koçani, nga i cili dy vite më herët dërguam për analiza në Izrael dhe rezultoi shumë i mirë për epilepsi. Te shoku im gjetën Tekate kanabis, por duhet theksuar se kanabisi na është dhënë nga pacientët që t’u përgatisim vaj për shërim. Një nga pacientët është pjesëtarë i MPB-së”,- tha Filip Dostovski nga “Alternativa e Gjelbër”.

Përkrahësit e kësaj organizate kërkojnë nga qeveria legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pasi prodhimi i vajit të kanabisit tanimë u lejohet kompanive të mëdha. Njëherit protestuesit kërkuan nga gjykata që të sjellë vendim për lirimin nga akuza të themeluesit të “Alternativës së Gjelbër”, Filip Dostovskit. (Gyltene Sinani, TVM2)