Maqedoni
Rasti “Total”, Llatas i akuzuar për fshehje tatimesh
02.07.2018 16:03
Pas anulimeve të shumta, më në fund është mbajtur seanca e parë për rastin “Total”, në të cilën akuzohet gazetari....

Pas anulimeve të shumta, më në fund është mbajtur seanca e parë për rastin “Total”, në të cilën akuzohet gazetari, Dragan Pavlloviç-Llatas, se në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të ndërmarrjeve “Total marketing”, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka evituar pagesat e tatimeve.
Në fjalët hyrëse prokurori i PSP-së, Gabriel Bubevski, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 shpjegoi se si me manipulim të llogarive të kompanive "Agjencisë Total Marketing", "Total Marketing", "Mediamaks" dhe "CENTER Totali media", pronari dhe menaxheri, Dragan Pavlovic – Llatas, i është shmangur pagimit të taksave të shtetit në shumë prej 164 mijë euro. Sipas aktakuzës, Llatas, si menaxher i këtyre kompanive, e ka ulur bazën për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat, ka abuzuar të drejtën për zbritje të TVSh-së dhe nuk ka paraqitur të ardhurat personale, të cilat është i detyruar t’i paraqesë në pajtim me Ligjin për tatimin personal.
Bubevski tha se PP SLI me dokumentacionin e konfiskuar nga kompanitë e Llatasit dhe nga bisedat e përgjuara dhe dëshmitarët do të vërtetojë se i dyshuari i ka përdorur kompanitë e veta si paravan dhe blerjen e pajisjeve dhe shërbimeve për vete i ka regjistruar si një blerje për personat juridikë. Por, i akuzuari, Dragan Pavlloviç Llatas, tha se nuk ndjen se ka bërë faj.
Nga mbrojtja kërkuan llogari dhe përgjegjësi te të punësuarit dhe personat zyrtarë në DAP. Ata u ankuan se i pandehuri ka dashur të paguajë tërë borxhin pas hapjes së hetimit të PPS-së, por prokuroria ka refuzuar. Sipas tyre, janë vjetruar relativisht pjesë të akuzave dhe paralajmëruan se do ta kontestojnë ekspertizën e kësaj lënde. Sipas PPS-së, Llatas i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 121 mijë euro.
ERSAN PAJAZITI
