Kosovë, shënohet 28 vjetori i Deklaratës Kushtetuese
02.07.2018 19:22
Kosova ka shënuar sot 28 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut....

Kosova ka shënuar sot 28 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të delegatëve që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990.
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në Federatën Jugosllave.
