Maqedoni
Deskoska: S’ka vendim zyrtar nga Greqia për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit
03.07.2018 13:24
Nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë zyrtarisht....

Nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë zyrtarisht verdiktin e Gjykatës Supreme të Athinës për ekstradimin e ish-shefave të MPB-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovskin.
“Zyrtarisht nuk kemi marrë asgjë, të paktën dje që ishte statusi në Ministri, sepse këtë mëngjes vij këtu direkt. Pashë vendimin që u është dhënë avokatëve dhe tashmë kemi dëgjuar nëpër media që po analizohet. Kështu që ka disa aspekte që mund të theksohen në kërkesën e re për ekstradim. Pra, disa aspekte të cilat janë si argument plus për Maqedoninë mund të përfshihen në kërkesën e re, por që nuk janë shqyrtuar në verdiktin që gjyqi tashmë ka shkruar”, – deklaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, kur u pyet para debatit në lidhje me luftën kundër korrupsionit.
Gjykata Supreme në Athinë më 18 maj të këtij viti e refuzoi kërkesën e Ministrisë maqedonase të Drejtësisë për ekstradimin e të arratisurve, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.
