Maqedoni
Ministria e Drejtësisë, model i ri i Komisionit të Anti-korrupsionit
03.07.2018 15:54
Ministria e Drejtësisë tha se po punohet në ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit....

Ministria e Drejtësisë tha se po punohet në ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe një nga detyrat e grupit punues është që të definojë model të ri të Komisionit të Anti-korrupsionit të formuar nga ekspertë dhe të liruar nga ndikimet politike, i cili duhet të kryejë obligimet siç duhet.
“Dilema ishte se a vlen të formohet Komision i Anti-korrupsionit për afat të shkurtër sipas ligjeve të deritanishme apo të formohet Komision që do të ketë kapacitet. Qasja ime është se duhet të kemi ndryshime esenciale dhe jo vetëm proformë, të plotësojmë kërkesa të caktuara dhe të themi se kemi bërë diçka. Interesi dhe dëshira jonë është që të kemi Komision të Anti-korrupsionit që do ketë kapacitet të kryejë funksionin e tij”,- deklaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.
Sipas ministres Deskovska, lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet strategjike të Qeverisë. Për fat të keq, rekomandimet e organizatës ndërkombëtare greke të dhëna nga 2013-ta ende nuk janë plotësuar.
“Është brengosës fakti nëse vërtetohen të dhëna për korrupsion në kuadër të gjyqësisë, është organi që duhet të luftojë korrupsionin. Definicioni për korrupsionin nuk është vetëm marrja e mjeteve materiale, por edhe ndikimi mbi gjykatësit në zgjedhjen e lëndëve të caktuara”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.
Ndërkohë, ish gjykatësja e Gjykatës Supreme, Milka Ristevska, thekson se për fillimin e negociatave me BE-në është i rëndësishëm kapitulli 23, reformat në gjyqësi, sundimi i së drejtës dhe shteti juridik.
“Në këtë periudhë duhet të punohet në përforcimin e integritetit të gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Ky kuadër duhet të jetë i vetëdijshëm se është pushteti i tretë dhe duhet të jetë i bazuarr nga pushteti ekzekutiv”,- theksoi ish gjykatësja në Gjykatën Supreme, Milka Ristevska.
Njëherit, ministrja e drejtësisë, Deskovska, theksoi se ende nuk kanë marrë zyrtarisht verdiktin e Gjykatës Supreme të Athinës për ekstradimin e ish-shefave të MPB-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovsi. “Pashë vendimin që u është dhënë avokatëve dhe tashmë kemi dëgjuar nëpër mediume që po analizohet, kështu që ka disa aspekte që mund të theksohen në kërkesën e re për ekstradim”,- tha Deskoska.
FLUTURA LATIFI
