SUPER KUPA E FRANCËS

PSZH e nis mbarë, fiton Super Kupën e Francës (VIDEO)

02.08.2014 18:58

Është ky një paralajmërim i mirë për super ekipin e Paris Sen Zhermenit që arriti të fitojë edhe për herë të katër Super Kupën e Francës, pas atyre në vitet 1961, 1998 dhe 2013……

Paris Sen Zhermeni e ka nisur mbarë sezonin e ri në Francë, duke triumfuar në finalen e Super Kupës, pasi në ndeshjen e zhvilluar sot në Pekin të Kinës mundi ekipin e Gengamp me rezultatin 2:0.

Fitoren e parisienëve e paralajmëroi ylli i kësaj skuadre, Zlatan Ibrahimoviç me golin e realizuar vetëm pas 9 minutave lojë, kur shënoi një super gol, ndërsa po i njëjti futbollist në minutën e 20-të nga pika e bardhë realizoi edhe golin e dytë.

Gengamp kishte rastin që të kthehet në lojë, që në pjesën e parë, mirëpo Jatabare nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë, me ç’rast deri në fund të takimit ky rezultat mbeti i pandryshuar me ç’rast në fund skuadra e trajnerit Loren Blan me plotë meritë iu gëzua trofeut të parë për sezonin 2014/2015.

Është ky një paralajmërim i mirë për super ekipin e Paris Sen Zhermenit që arriti të fitojë edhe për herë të katër Super Kupën e Francës, pas atyre në vitet 1961, 1998 dhe 2013. (infOSport.mk)