Vuçiq: Respektojmë integritetin territorial të Ukrainës

03.07.2018 19:57

Serbia e ka respektuar dhe do ta respektojë integritetin territorial të Ukrainës....

Serbia e ka respektuar dhe do ta respektojë integritetin territorial të Ukrainës, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët për media me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, në Beograd.

Vuçiq, duke i konfirmuar homologut të tij se nuk e pranon aneksimin e Krimesë, Rusia e falënderoi Ukrainën për, siç tha, respektimin e integritetit territorial të Serbisë.

“Shpresojmë dhe duam që të gjitha problemet në Ukrainë të zgjidhen në mënyrë të qetë”,- tha Vuçiq. Poroshenko, në anën tjetër, tha se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën dhe se problemi i saj duhet të zgjidhet duke respektuar interesat e Serbisë.