Maqedoni

Rastet “Trajektorja” dhe “Lëndina”, dëgjohen “bombat" e reja të PSP-së

04.07.2018 09:23

Me dëgjimin e të ashtuquajturave “bomba”, vazhdojnë sot seancat për lëndët "Trajektorja dhe "Lëndina", të ngritura nga PSP...

Në rastin "Trajektorja" janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski.
 
Ata dyshote se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime të parregullta për  procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër, duke dëmtuar buxhetin për të paktën 155 mijë euro.
 
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe të akuzuarit në rastin "Lëndina", Dragan Pavklloviq - Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq. Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa leje për ndërtimi. Në seancën paraprake mbrojtja e Llatasit kërkoi që të ndahen dëshmitë  për të cilat kërkohet përjashtimi i opinionit.