Maqedoni
Baily: Është koha e shpresës për Maqedoninë
04.07.2018 11:10
Ambasadori amerikan, Jess Baily, këtë periudhë e shikon si kohë të shpresës për Maqedoninë....

Në fjalimin e tij në festimet kushtuar pavarësisë së ShBA-ve, Bejli përmendi nënshkrimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, pas të cilave pret lajm të mirë nga Samiti i NATO-s.
“Sot është koha e shpresës për Maqedoninë. Qytetarët janë me të drejtë të përqendruar në lidhjet formale që e lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, ShBA-në, NATO-n, BE-në, janë të përqendruar në Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë. Është arritur progres i rëndësishëm vitin e kaluar dhe jemi në pritje të lajmeve të mira nga Samiti i NATO-s javën e ardhshme”,- theksoi ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily.
Ambasadori Bejli u përqendrua edhe në vlerat të cilat i lidhin të dy vendet.
"Popujt e dy vendeve tona e ndajnë dëshirën për sukses, sepse me mund punojmë. Duam ligjet tona të krijojnë ambient të barabartë për të gjithë dhe duam fëmijët dhe nipërit tanë ta jetojnë jetën e mbushur me mundësi, liri dhe paqe”,- tha ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily.
Të veshur me xhinse, fjalimin e Bejlit e dëgjuan përfaqësuesit e lartë të ekzekutivit, kuvendit, partive politike dhe shoqërisë civile e mediave, por festimeve u mungoi presidenti Ivanov, që nuk mori pjesë në shënimin e 242 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-ve.
GYLTENE SINANI
