Botë

Malajzi, ish-kryeministri paditet për korrupsion

04.07.2018 12:01

Ish-kryeministri malajzian, Najib Razak, përballet me paditë për korrupsion, me akuza për shkelje besimi dhe abuzim pushteti....

Najib u vetëdeklarua i pafajshëm në gjyq dhe është lënë në liri me kusht, ndërsa zhvillohet procesi.
 
Prej vitesh, Najib akuzohej se vodhi 700 milionë dollarë nga fondi i zhvillimit shtetëror prej 1 miliadrë dollarësh  të cilin e krijoi vet. Teksa  ishte në pushtet, Najib Razak dhe insitucionet mundën që t’i shmangin akuzat formale, por dy muaj më parë, ish-kryeministri humbi zgjedhjet dhe tashmë po përballet me drejtësinë. Akuzat për korrupsion luajtën një rol shumë serioz në humbjen e tij në zgjedhje.
 
Najib u arrestua të martën nga Zyra Antikorrupsion dhe e kaloi natën në burg. Gjatë javëve të fundit, policia ka kryer kontrolle në disa prona që kanë lidhje me ish-kryeministrin dhe kanë gjetur 273 milionë dollarë në mallra luksi apo para të thata, diçka që nuk lehtëson aspak situatën e Najib Razak.