Maqedoni
Marrëveshja për emrin, VMRO ripërsërit: Është marrëveshje kapitullimi
04.07.2018 15:12
VMRO-DPMNE ka reaguar sërish për marrëveshjen e emrit me Greqinë...

Ata thonë se LSDM dhe Zoran Zaev kanë nënshkruar marrëveshjen më të turpshme dhe kapitulluese në historinë e diplomacisë.
“Zoran Zaevi dhe LSDM-ja hoqën dorë nga emri, kombi, identiteti dhe pakica maqedonase pa iu trembur syri. Fqinjët tanë, duke iu falënderuar Zoran Zaevit, tanimë na quajnë Maqedonia e Veriut, me çka Zoran Zaev dhe LSDM i dhanë goditjen popullit të vet që doli të protestojë kundër marrëveshjes së turpshme dhe kapitulluese. Me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta, pasi askund nuk figuron emri i vendit tonë, Republika e Maqedonisë”,- deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
