Tërmet 5.1 ballë në Shqipëri, 40 lëkundje në një orë, nuk ka dëme të mëdha
04.07.2018 16:55
Paraditen e sotme Shqipëria u lëkund fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 5,1....

Paraditen e sotme Shqipëria u lëkund fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 5,1 dhe me thellësi 18 km, që kishte si epiqendër Gjirin e Lalzit, e më pas edhe nga dy tërmete të tjera në detin Adriatik, me magnitudë 4.2 dhe 3.4 ballë.
Pas goditjes së parë, janë regjistruar 40 pas-goditje me intensitet më të ulët. Fuqia e lëkundjeve është ndjerë shumë e fortë në Durrës dhe në Tiranë, por edhe në Vlorë, Lezhë, Shkodër, Elbasan dhe Fier.
Nuk janë raportuar dëme serioze materiale, përveç disa çarjeve kryesisht në fasadat e ndërtesave të ndërtuara më herët. Paniku i qytetarëve gjithsesi ka qenë tepër i madh dhe ata kaluan orë të tëra në rrugë.
