Fundosja e anijes në Indonezi, rritet në 34 numri i viktimave, 155 shpëtojnë
04.07.2018 17:34
Të paktën 34 persona janë konfirmuar të vdekur në një anija që u fundos....

Të paktën 34 persona janë konfirmuar të vdekur në një anija që u fundos në brigjet e provincës jugore Sulawesi të Indonezisë.
Rreth 155 njerëz arritën të notonin drejt bregut dhe shpëtuan, trageti u fundos pasi në fundin e tij u hap një e çarë.
Moti i keq u pamundësojë anijeve të tjera të mëdha aty pranë t’i vinin në ndihmë tragetit që fundosej. Drejt tragetit më pas u drejtuan anijet e vogla të peshkimit, që lundrojnë edhe në mot të vështirë.
Aksidentet detare vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi. Vetëm dy javë më parë ndodhi një tjetër incident që rezultoi me 190 të mbytur.
