Botë
Kosovë, koalicioni anulon vendimet e qeverisë Thaci
03.08.2014 17:49
Koalicioni LDK-AAK-NISMA,përmes një komunikate të shkurtër për media, kanë bërë të ditur se janë të shqetësuar nga vendimet e qeverisë në largim...

Koalicioni LDK-AAK-NISMA,përmes një komunikate të shkurtër për media, kanë bërë të ditur se janë të shqetësuar nga vendimet e qeverisë në largim, por nuk kanë specifikuar se për cilat vendime bëhet fjalë.
"Koalicioni LDK-AAK-NISMA edhe njëherë shpreh shqetësimin për vendimet që qeveria në largim vazhdon t’i marrë.Këto vendime janë të dëmshme dhe të çuditshme, dhe të gjitha do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit`, thuhet ne njoftimin e tre partive. Por nga koalicioni hedhin poshtë njoftimet e disa mediave në KOsovë se mes projekteve që do të anulohen është edhe autostrada Prishtinë Shkup. Nga koalicioni thonë se do të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm këtë projekt . Megjithatë, insistojmë në ndaljen e marrjes se vazhdueshme të vendimeve të qeverisë në largim, të cilat po e dëmtojnë vendin”, thuhet në reagimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA.
