Maqedoni
Zaev në Sarajevë do ta marrë çmimin për personalitet evropian të vitit
05.07.2018 09:18
Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë pune në Sarajevë, ku do ta merr çmimin "Pllaketa e artë - personalitet evropian i vitit"...

Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë pune në Sarajevë, ku do ta merr çmimin "Pllaketa e artë - personalitet evropian i vitit" nga Agjencia për zgjedhje të menaxherit më të mirë të BeH-së, Evropës Juglindore dhe të Mesme dhe Shoqatës evropiane të menaxherëve.
Në këtë manifestim tradicional u paralajmërua prania e rreth 500 biznes liderëve më të suksesshëm nga BeH, Evropa dhe bota, përfaqësues nga shkenca dhe politika, ndërsa organizohet nën patronazhin e Presidenncës së BeH-së./mia
