Kulturë
Libri, miku më i mirë gjatë verës
03.08.2014 17:52
Vera është koha ideale për të lexuar prandaj në valixhen tuaj nuk duhet të mungojë një liber. Librat nuk mungojnë për të kënaqur shijet tuaja...

Vera është koha ideale për të lexuar prandaj në valixhen tuaj nuk duhet të mungojë një liber. Librat nuk mungojnë për të kënaqur shijet tuaja, Libraria e Çarshisë në Shkup, sugjeronë një mori titujsh. Edhe pse më shumë është shije individuale e vetë lexuesit, nuk do të ishte aspak keq që të njiheshit edhe me sugjerimet e atyre që e njohin mirë librin.
"Libraria e Carshisë për kohën verore do të kishte sugjeruar romanet përshembull veprat e Daniella Still, veprat të cilat janë best lejler, do të kisha vecuar edhe Nora Roberts e cila me veprat e saj, librat e të cilës janë të lexuara gjatë kësaj vere dhe të kërkuara para pushimeve, ndërsa prej autorëve shqiptar të cilat nga Libraria e Çarshisë kanë qenë më të kërkuarat do të kisha veçuar kompletitin “Saga Ballkanike”, nga autori Luan Starova” thotë Vegim Selimi-Libraria e Çarshisë
Gjatë kësaj periudhe njerëzit duan libra të lehtë, si histori suksesi dhe histori dashurie. Nuk duan ta ngarkojnë veten me libra që kërkojnë përqendrim dhe vëmendje.
Prandaj krahas kremit për mbrojtje nga dielli dhe rrobave të banjës, në çantat e plazhit nuk duhet tu mungoj libri, atje madje mund të lexosh më shumë se sa kemi lexuar gjatë një vit të tërë. Shitësit e librave thonë se në këtë periudhë, kërkesat e lexuesve për të blerë libra janë rritur ndjeshëm.
“Këtë verë ka qenë interesimi më i madh për librin i ceka autorët gjithashtu ajo që e gëzon Librarin e Çarshisë se shumë kanë qenë të interesuar edhe për lektyrat për fëmijë” shprehet Selimi.
Është sezon kur kemi më shumë kohë për të qenë më afër fjalës së shkruar prandaj poshtë çadrave të plazhit nuk duhet tu mungoj libri, mes faqeve të tij do të mundohen të gjeni qetësinë dhe njëkohësisht do freskni mendjen.
RINA TURKESHI-SAHITI
