Botë

Kanada, 20 viktima nga i nxehti përvëlues

05.07.2018 10:56

Vala e befasishme e të nxehtit që ka mbërthyer rajonet qendrore dhe lindore të Kanadasë ka shkaktuar deri tani vdekjen e 20 personave...

Temperatura është 40 gradë në hije, po ndjehet si 43, që është e papërballueshme për banorët atje. Shërbimet e emergjencës kanë marrë të paktën 1.200 telefonata në ditë.
 
Autoritetet lokale kanë vënë në dispozicion falas pishinat,  po shpërndahet falas edhe uji si dhe kontrollet mjekësore janë tërësisht pa pagesë për personat  më të rrezikuar fëmijët,  të moshuarit apo të sëmurët kronikë. 
 
Në vitin 2010, temperaturat përvëluese u bënë shkas për vdekjen e më shumë se 100 personave në zonën e Montrealit.