Botë
Një i vdekur dhe qindra shtëpi të dëmtuara gjatë motit të lig në Francë
05.07.2018 11:15
Moti i lig e kaploi Francën qendrore, me ç'rast jetën e humbi një person dhe u shkaktuan dëme në qindra shtëpi...

Një pjesë e madhe e Francës është në fazën e portokalltë të rrezikut nga moti jostabil i cili u zgjerua edhe drejt rajonit jugperëndimor Akuitania e Re.
Në qytetin Korez, nga rëpnia e drunjve jetën e humbi një person 64-vjeçar. Në qytetin San Sornen, ndërkaq, era e cila frynte me shpejtësi prej 27 metrash në sekondë, dëmtoi 800 shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa banorët kërkuan strehim në salla sportive.
Pritet moti i lig të vazhdojë edhe sot dhe ta kaplojë edhe kryeqytetin Paris, i cili deri më tani ishte goditur nga temperatura të larta verore dhe lagështia./mia
