Botë

Nga fillimi i vitit 11.000 rohinxhë janë dëbuar nga Mianmari

05.07.2018 11:36

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjatë vitit të paktën 11.000 rohinxhë janë dëbuar nga Mianmari në Bangladesh...

Sipas komisarit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Zeid Raad al Hysein, Armata e Mianmarit vazhdon me vrasjen e pjesëtarëve të pakicës myslimane dhe i shkatërron shtëpitë e tyre.
 
Vlerësohet se në kampet e refugjatëve në Bangladesh ka mbi 700.000 rohinxhë, shumica e tyre të dëbuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur pas sulmit të grupit gueril mbi Armatën e Mianmarit filloi fushatë për dëbimin e rohinxhëve.
 
"Asnjë refugjat nuk është kthyer nga Bangladeshi në Mianmar pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes", deklaroi Al Hysein.
 
Mianmari dhe Bangladeshi arritën marrëveshje me të cilën refugjatët rohinxhë duhej të kthehen në shtëpitë e tyre nëse dëshmojnë se me të vërtetë e kanë origjinën nga Mianmari.