Botë
Tërmete në Shqipëri edhe gjatë natës, mbi 300 lëkundje në total
05.07.2018 12:17
Pas lëkundjes tepër të fortë të ditës së djeshme në orën 11:00 të paradites që u vlerësua 5.2 ballë por me intesitet 6...

Pas lëkundjes tepër të fortë të ditës së djeshme në orën 11:00 të paradites që u vlerësua 5.2 ballë por me intesitet 6, të tjera lëkundje vijuan të trondisin kryesisht zonat e Shqipërisë së Mesme.
Toka është lëkundur edhe gjatë natës ndërsa në total janë regjistruar më shumë se 300 termete me intesitete të ndryshme.
Të mërkurën termeti me epiqëndër në Hamallaj të Durrësit shkaktoi panik në radhët e qytetareve në Tiranë, Durrës dhe Kruje ndërsa disa banesa në këto zona u dëmtuan nga lëkundjet.
