Botë
Turqia arrestoi 16 të dyshuar për lidhje me FETO-n
05.07.2018 12:44
Autoritetet turke sot arrestuan 16 persona, mes të cilëve ka persona aktivë dhe të mëparshëm ushtarak...

Autoritetet turke sot arrestuan 16 persona, mes të cilëve ka persona aktivë dhe të mëparshëm ushtarak, të cilët janë të dyshuar për lidhje me Organizatën e imamit Fetullah Gylen, FETO.
Prokuroria në qarkun Bitlis sot dha urdhër për arrestimet. Janë ndërmarrë aksione për arrestimin e të dyshuarve në Bitlis dhe në 10 qarqe të tjera.
Forcat e sigurisë arrestuan 16 persona dhe po gjurmojnë edhe pas një të dyshuari tjetër.
Sipas autoriteteve turke, grupi FETO i imamit islamik Fetullah Gylen, i cili jeton në ekzil në SHBA, është përgjegjëse për grusht shtetin në Turqi në korrik të vitit 2016.
