Maqedoni
Kujdes me dietat, trupi do ushqim 3 herë në ditë
03.08.2014 17:58
Të gjithë duan të duken bukur dhe të jenë në formë, por për fat të keq jo të gjithë e kanë atë privilegj...

Të gjithë duan të duken bukur dhe të jenë në formë, por për fat të keq jo të gjithë e kanë atë privilegj. Femrat janë ata të cilat më së shumti brengosen për ta arritur peshën e dëshiruar. Dhe kjo nuk do të thotë që dijeta nënkupton tju ikim shujtave të parapara për ta ushqyer organizmin, përkundrazi, çdo njeri duhet të konsumojë ushqim tre vakte në ditë.
I vetmi burim i ushqimit të shëndetshëm janë frutat e freskëta dhe perimet , që duhet konsumuar rregullisht çdo ditë.
Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që na nevojitet për një jetë të shëndetshme. Këtë e rekomandojnë edhe dijetologot të cilët porosisin kujdes gjatë dijetave sepse në të kundërtën mund të arrihet efekt negative, dhe përkeqësim të shëndetit.
“Në ditë këshillohen të konsumohen tre racione,pasi nëse i ikim një racioni psh drekën ose mëngjesin,atëherë në mbrëmje do të jemi shumë të uritur dhe gjatë kohës që jemi duke ngrënë nuk do ta hetojmë menjëhëre ndjenjën që jemi ngopur dhe do të vazhdojmë të konsumojmë edhe më shumë të plotësojmë nevojën që nuk e kemi plotësuar gjatë ditës,prandaj më mirë është të strukturojmë tre herë në ditë mëngjesin drekën dhe darkën në këtë mënyrë do të jemi të ngopur gjatë tërë kohës dhe nuk do të kemi tepricë” thotë dietologia Valbona Haziri.
Ushqimi si pjesë e rëndësishme për organizmin duhet konsumuar rregullisht, edhe ng ata të cilët janë në dijetë, sepse dijeta nuk do të thotë të mos hashë. Gjthçka duhet ngrënë por me masë të caktuar. Edhe qytetarët e anketuar janë dakord me këtë.
“Ushqimi është që ti të ushqesh trupin tënd me qëllim që tëndiesh veten rehatshëm dhe të njëjtën kohë të ndiesh fuqi në vetvete për të realizuar obligimet ditore. ……se dikush bën dieta të mëdha derisa arrin në anoreksi dhe pastaj ëshët një sëmundje shtesë”.
“Unë mendoj që më shpesh të hahet ,jmirëpo nga pak është më e shëndetshme për trupin e njeriut sesa të hash dy tre herë e të ngopesh shumë”, thonë qytetarët.
Kur flasim për dietologji zakonisht njerëzit mendojnë se ka të bëjë vetëm me dieta ose vetëm për të humbur peshë, por këtu duhe të kemi parasysh edhe këshillat se si duhet të ushqehemi. Asesi gjatë sezonit të verës nuk duhet të lëmë anash konsumimin e lëngjeve rekomandon dietologia Haziri.
“Uji duhet të konsumohet 1 litër e gjysëm minimum në ditë mirëpo në kohërat sic është tash vera për sportistët për fëmijët, këto sasi do të rriten pasi që do të kemi humbje më të madhe të ujit,pastaj do të kemi pemët dhe perimet ato duhet të konsumohen dy deri më 3 herë në ditë prej së cilës në mënyrë që të mbulohen të gjitha vitaminet,të mbulohen rekomandimet e librave,dhe këtu bëjnë pjesë edhe drithërat që duhet të konsumohen në sasi të mjaftueshme deri në atë moment që ne të ngopemi” dietologe, Valbona Haziri.
Edhe statistikat flasin se ushqimi i rregullt tek të rinjtë sidomos konsumimi i shujtës së mëngjesdit mundëson koncentim dhe rezultate më të mira në shkollë. Ndërsa fëmijët që nuk kanë konsumuar mëngjesin do të jenë të uritur dhe do ta kenë më të vështirë të koncentrohen në shkollë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
