Botë

Pakti bërthamor, Rouhani: na garantoni benefite, e respektojmë

05.07.2018 14:13

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, pranoi se pavarësisht tërheqjes së ShBA-ve...

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, pranoi se pavarësisht tërheqjes së ShBA-ve, Irani është i gatshëm të respektojë paktin bërthamor të nënshkruar me perëndimin në 2015-n.

Gjithsesi ai theksoi se për të vijuar respektimin e kësaj marrëveshjeje, nënshkruesit e tjerë duhet t’i garantojnë Iranit benefitet e përcaktuara qartë.

“Ne jemi të gatshëm të vijojmë me respektimin e paktit bërthamor të 2015-ës, nëse nënshkruesit e tjerë na garantojnë benefitet e përcaktuara. Vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr ishte “i paligjshëm”. Nga kjo nuk përfituan as Shtetet e Bashkuara dhe asnjë shtet tjetër në botë”, deklaroi Rouhani.

Këto deklarata të liderit iranian vijnë pas më tepër se një muaji nga koha kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi t’i japë fund paktit bërthamor me Iranin, të nënshkruar nga Obama në 2015-n.