Botë
Kretë, zjarri del jashtë kontrollit, evakuohen banorët
05.07.2018 14:32
Autoritetet greke evakuuan fshatin e vogël Spina në Kretë për shkak të një zjarri të madh, i cili doli jashtë kontrollit...

Era e madhe i ka favorizuar flakët, çka ka bërë të digjen pisha dhe pemë, duke iu afruar zonave të banuara.
Shërbimi zjarrfikës vendosi 15 zjarrfikëse me 35 punonjës, dy njësi tokësore dhe dy helikopterë për hedhjen e ujit, ndërsa autoritetet komunale dhe vullnetarët dhanë ndihmën e tyre.
