Ekonomi

Ekspertët: Ka hapësirë për të ulur më shumë çmimin e ngrohjes

03.08.2014 18:03

Çmimet e reja qe i miratori Komisioni Regullatorë i Energjetikës janë më shumë ne favor të kompanive komerciale dhe administrates...

Çmimet e reja qe i miratori Komisioni Regullatorë  i  Energjetikës  janë më shumë ne favor të kompanive  komerciale dhe administrates,  se sa për qytetaret, shfrytezues  të  nxemjes  qëndrore në Shkup.
 
Eksperti dhe njohësi i cështjeve energjitike, Konstatin Dimitrov, thotë se  egziston hapësirë  për të ulur edhe më shumë cmimi i ngrohjes  qëndrore, sepse kompanitë të cilët prodhojnë eneregji elektrike dhe njëkohesisht  energji toplifikuese, gazin e marrin  me cmim shume të ulët, dhe nuk justifikohet /mimi i lartë i ngrohjes kur harxhimet e ngrohtoreve janë mëtë vogla sesa  mund te imagjinohen, thotë Dimitrov.
 
“Të gjith kompanitë  që blejnë gaz  për prodhimin  e enrergjisë elektrike atë  marrin   me çmim shumë më të ulur se sa qe mund te imagjinojmë, andaj  unë mendoj se cmimet e nxemjes qendërore ne vend duhen akoma të ulën sepse vërtet  egziston hapësirë për një gjë e tillë” thotë Dimitrov.
 
Tarifat e reja te KRE-s parashikojne qe faturat  e nxemjes qendore  nga muajin gusht te perllogariten sipas, këtij  planifikimi. Amëviseritë  të inkuadruara  ne sistemin e kompanise "Ballkan Energji Group" do te paguajne faturat më të lira për  4.69 %, ndersa konsumatorët e tjerë ne këtë rrjet ( siç jane administrata, shkollat, sallat sportive e etj) per 16.6 %. Ndërkohë që amvisëritë që ngrohen përmes ngrohtores “Shkup Veri” prej  këtij muaji  sipas rregullatorëve do të pranojnë fatura më të lira për 0.48 për qind dhe për konsumatorët e tjerë në këtë rrjet për 5.2 përqidn.
 
Në listën e uljes së çmimeve është edhe ELEM enegjitika  me 4.9 për qind. Çmimet e reja që i  miratoi  Komisioni Regullator për energjetik do të vlejnë deri në muajin gusht  të  vitit të ardhshëm.
 
REXHEP QAMILI