Strategjia industriale 2009-2020, Bekteshi: Bazë kyçe për negociatat me BE-në

05.07.2018 18:10

Strategjia industriale 2009-2020, një projekt ky i financuar nga Delegacioni i BE-së.....

Strategjia industriale 2009-2020, një projekt ky i financuar nga Delegacioni i BE-së dhe i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, synon të bëjë pasqyrë të politikës aktuale industriale dhe masat e nevojshme për një strategji moderne industriale deri në vitin 2027 dhe një plan veprimi deri në vitin 2020.

“Strategjia është në përputhje me parimet e praktikave të mira evropiane dhe është një bazë kyçe ekonomike për vendin në negociatat për pranim në BE. Fokusi i strategjisë është në sektorin e prodhimit, ndërsa në dokument janë të integruara masat e Planit për rritjen ekonomike dhe janë propozuar masa të reja, pasi sektori i bizneset dhe zhvillimi i tij është gjithmonë në fokusin tonë!”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

JO SUBVENCIONE, THEMELE TË FORTA PËR BIZNESET

Shefit i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikolla Bertolini, thotë se duhet hequr praktika e konkurrencës përmes subvencioneve.

“Subvencionet tërheqin ekonominë poshtë. Konkurrenca fillon të rritet, kur biznesit mbështetet në themele të forta. Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet ekonomia e Maqedonisë është mungesa e stafit të ri të trajnuar në mënyrë adekuate. Mendoj se strategjia industriale që doli nga projekti, është një pikënisje e mirë”,- theksoi shefi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikolla Bertolini.

Me Planin e ri për rritje ekonomike të qeverisë, në 5 vitet e ardhshme do të ndahen fonde shtetërore për sektorin e prodhimit në vlerë prej 150 milionë euro, në kuadër të përpjekjeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në zonat për zhvillim teknologjik dhe industrial. (Zekirija Mexhiti, TVM2)