Maqedoni
Mërgimtarët çuditen, standarti i ulët , kafiteritë plot
03.08.2014 18:05
Zakonisht mërgimtaret gjate muajve korrik dhe gusht, kthehen ne atdhe, për të kaluar disa ditë në gjirin familjar. Kështu po ndodh edhe këtë verë...

Zakonisht mërgimtaret gjate muajve korrik dhe gusht, kthehen ne atdhe, për të kaluar disa ditë në gjirin familjar. Kështu po ndodh edhe këtë verë. Ata në ketë periudhë të vitit i takon edhe në qendrat rekreative dhe turistike të vendit, perfshirë edhe Çarshine e Shkupit.
Por nëse i pytni rreth standardit jetesor në perendim dhe krahasimin me Maqedoninë, ata shprehen te habitur me atë se si ia dalin qytetarët e Maqedonise, me te ardhura mujore kaq te ulëta dhe çmime të produkteve të njejta me ato në vendet europjane.
Një çift bashkëshortorë në Europë ka rrogë mesatare rreth 3 mij euro ndersa çmimet e produkteve janë përafërsisht të njejta me ato në Maqedoni thot mergimtari Nexhmedin Demiri, i cili ndodhet me punë të përkohëshme në Belgjikë.
“Atje një rrog mesatare sillet diku 1500 euro,që do të thot se një çift burr gru që kanë nga njëmijë e pesëqindë euro afërsisht fitojn 3 mijë euro në muaj. Me thën të drejtën xhanat elementare ushqimore ktu më duken afërsisht të njejta me përendimin bile munt ë them lirisht se ka disa artikuj që më duken më shtrejt ketu sesa atje” thotë mërgimtari Nexhmedin Demiri.
Ai poashtu shpreh habinë edhe me atë se si të rinjët në Maqedoni ia dalin që kohën më të madhe të ditës ta kalojnë në kafiteri pa punë, duke theksuar se në Belgjikë të rinjtë frekuentojnë lokalet vetëm te premteve dhe të shtunave.
“Në çdo koh shof kafiteri të mbushura shof njerz rrugëve që enden andej këndej me siguri që puna mungon ska vende pune ,kurse atje nuk ka koh të lire faktikisht ata që duan të punojnë edhe janë të obliguar të punojnë nuk I gjen ditën nëpër kafiteri. Kafiterite dhe diskotekat frekuentohen vetem gjate vikendit me shume, gjate javës nuk kane kohe”, thotë Demiri.
Ai me përvojën e tij të mërgimtarit, apelon që të rinjtë të shohin perspektivën e tyre në vendlindje, pasi siç thote, per ata që janë të arsimuar, apo që kanë zanate të caktuara, perspektiva mund të ndërtohet edhe këtu, pasiqë edhe në vendet europjane gjithnjë e më vështirë arrihet deri te një vend pune.
GYLTENE SINANI
