Sheqerinska: Punojmë për të plotësuar standardet e NATO-s

06.07.2018 16:26

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të hap mundësi në shumë sfera politike dhe shoqërore....

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të hap mundësi në shumë sfera politike dhe shoqërore, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Me anëtarësimin në paktin veriatlantik,  Maqedonia do të ketë shans të promovohet si vend që e kërkon aleanca si dhe si vend  i cili njëherit ka edhe çka të ofrojë, tha Sheqerinska gjatë mbylljes solemne të projekti “Kampi veror ndërkombëtar 2018” në poligonin e Krivollakut, ku morën pjesë 120 ushtarë nga 11 shtete rajonale dhe europiane.

“Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO presim rritje të potencialit të Krivollakut dhe të Maqedonisë. Do të jetë mirë për imazhin e Maqedonisë. Maqedonia ka punuar dhe do të punojë në plotësimin e të gjitha kritereve për të plotësuar standardet. Këtë që e patë sot është njëri nga shembujt se Armata e Maqedonisë, ushtria, Ministria e Mbrojtjes bëjnë gjithçka për të trajnuar armatë moderne, armatë e cila do të jetë anëtare e NATO-s. Të trajnojnë gjenerata të reja, oficerë, që praktikisht të gjithë karrierën do ta zhvillojnë në suaza të paktit veriatlantik”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Sheqerinska pohon se Maqedonia është dëshmuar se mund të bashkëpunojë jo vetëm si partnere, por edhe si anëtare e NATO-s, e që njëherit bashkëpunimi është edhe moto e NATO-s, por edhe e Maqedonisë, si dhe dëshirë për t’u bërë anëtare e Aleancës politike ushtarake më e fuqishme në botë. (Nermin Mulaki Fezjullahu, TVM2)