Investimet në infrastrukturë, Kitanov: 6.82% më shumë se një vit më parë
Janë shtuar investimet në infrastrukturën rrugore....

Janë shtuar investimet në infrastrukturën rrugore. Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore thonë se krahasuar me një vit më parë, në këto 6 muaj të 2018 janë realizuar investime për 6.82% më shumë, ose 3.43 milionë më shumë investime. Këto fonde sigurohen nga kreditet nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe nga fondet vetanake të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
“Me rreth 20 milionë euro, fonde buxhetore dhe fonde tona, ka filluar punimi i rehabilitimit të rrugëve rajonale në gjatësi prej 230 kilometrash. Me 86 milionë euro të ofruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është planifikuar rehabilitimi i 26 rrugëve rrugore në gjatësi prej 422 km. Me 14 milionë euro nga Banka Botërore, ne jemi duke punuar në rehabilitimin e 13 rrugëve me gjatësisë prej rreth 150 km”,- deklaroi drejtori i NP "Rrugët Shtetërore", Zoran Kitanov.
TAKSA RRUGORE, KITANOV: 5.3 PËR QIND MË SHUMË SE PLANIFIKIMI
Është rritur gjithashtu edhe pagesa për taksat rrugore. Kitanov thotë se në gjysmën e parë të vitit 2018 pagesa e taksës është rritur me 55 milionë denarë, ose 5,3 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Kjo, sipas tij, është rezultat i rritjes së intensitetit të trafikut dhe organizimit më të mirë të taksave.
“Vetëm për këtë vit janë siguruar 27 milionë euro për ndërtimin e rrugëve të reja, për përfundimin e projekteve të infrastrukturës fillestare dhe autostradave, si dhe për rindërtimin, mirëmbajtjen e rehabilitimit dhe mbrojtjen e rrugëve rajonale. Për dhjetë ditë pres që të fillojë të funksionojë pagesa elektronike edhe atë për herë të parë në Korridorin 10”,- tha drejtori i NP "Rrugët Shtetërore", Zoran Kitanov.
Tani për tani, sipas tij, janë përcaktuar tarifat e pagesës së taksës rrugore në pikat në Romançë, Sopot dhe Otovicë. (Sedat Selimi, TVM2)
