Maqedoni
Ademi: të hapur për dialog, nuk pranojmë kërcënime
03.08.2014 18:14
Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e hapur për të dijalog me Sindikatën e puntorëve të arsimit por jo me kushte dhe kërcënime...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e hapur për të dijalog me Sindikatën e puntorëve të arsimit por jo me kushte dhe kërcënime.
Kështu është përgjigjur ministri që drejton këtë dikaster Abdylaqim Ademi pas protestave të SASHK-ut dhe paralajmërimeve për bojkot në fillim të shtatorit nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Ademi thotë se kërkesat e realizueshme të SASHK-ut mund të merren parasyshë ndërkaq jo edhe ato për të cilat është gjetur zgjidhje.
“Kërkesat që janë të realizueshme mund të merren parasyshë kurse kërkesat që kanë të bëjnë me vlersimin e testimit ekstern nuk do të merren parasyshë por ministria tanimë punon që të gjitha nëse mund t’i quaj defekte por edhe të gjitha paqartsitë që kanë të bëjnë me vlersimin ekstern t’i tejkalojë dhe vlersimi i ardhshëm ekstern që do të realizohet për vitin e ardhshëm shkollor të jetë më objektiv më real dhe të jetë më mirë i pranuar edhe nga nxënësit edhe nga puntorët arsimor”, tha Ministri i Arsimit.
Ademi gjithashtu tha se qeveria është e përkushtuar që të investojë në përmirësimin e kushteve në arsim. Sipas tij kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën.
“Dua gjithashtu të kujtoj që pikërisht është kjo qeveri e cila ka investuar deri më tani më së tepërmi në sferën e arsimit dhe do të vazhdojmë edhe më tutje me realizimin e programit tonë me qëllim të ngritjes së cilsisë në arsim” shtoi Ademi.
Këto komente ministri Ademi i bëri gjatë prezentimit të dy konkurseve të reja për subvencionimin e publikimeve shkencore për veprimtari hulumtuese dhe krijuese për vitin 2013/2014. Bëhet fjalë për publikime të punimeve në revista ndërkombëtare me impakt shkencorë në fusha të caktuara.
Konkursi i parë ka të bëjë me dhënien e mjeteve financiare të ashtuquajtura “subvencione shkencore” gjegjësisht mjete financiare të njëhershme në lartësi prej 30.000 denarë për punimet e shpallura shkencore – hulumtuese të autorëve nga vendi në revistat ndërkombëtare me faktor të ndikimit.
“Ky konkurs shpallet tanimë katër vite me radhë dhe parashikon ndarjen e mjeteve të njëhershme për më së shumti 300 punime shkencore – hulumtuese të botuara në vitin 2014, të ndara në gjashtë sfera (lëmi) edhe atë: shkencat natyrore – matematikore, teknike – teknologjike, mjekësore dhe shëndetësia, bio-teknike, shoqërore dhe shkencat humanitare”, tha ministri Ademi.
Konkursi i dytë ka të bëjë me ndarjen e të ashtuquajturave: “subvencione krijuese”, gjegjësisht mjete financiare të njëhershme në lartësi prej 30.000, për veprimtaritë krijuese të realizuara në vitin 2013 nga ana e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të enteve të arsimit të lartë dhe enteve shkencore nga sfera e artit figurativ dhe arkitekturës, artit dramatik, artit muzikor, filmit dhe letërsisë.
Siç theksoi ministry Ademi, numri I subvencioneve nuk whstw I kufizuar , dhe ato kanë të bëjnë me tre lloje të veprimtaritë krijuese: pjesëmarrje ose paraqitje në festival që është anëtar i Shoqatës Evropiane të Festivaleve (European Festivals Association): pjesëmarrje në projekt ndërkombëtar dhe manifestim jashtë Republikës së Maqedonisë, si përfaqësues kombëtar, ose pjesëmarrje ose paraqitje në projekt ndërkombëtar jashtë Republikës së Maqedonisë, ku zgjedhja e pjesëmarrësve shpallet nëpërmjet të konkursit, audicionit ose seleksionimit.
NAIM RAMADANI
