Të bllokuarit në Tajlandë, humb jetën zhytësi në operacionin e shpëtimit
Një ish-zhytës i Marinës tajlandezë humbi jetën....

Një ish-zhytës i Marinës tajlandezë humbi jetën, ndërsa merrte pjesë në operacionet e shpëtimit të 12 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre, që kanë mbetur të bllokuar brenda një shpelle në Tajlandë.
Autoritetet thanë se detyra e zhytësit 38-vjeçar ishte të dërgonte oksigjen në thellësinë e shpellës, por ai nuk kishte mjaftueshëm kur po kthehej pas. Vdekja e zhytësit thekson qartësisht vështirësinë e operacionit për shpëtimin e fëmijëve. Ekipet e shpëtimit po stërvisin djemtë me maskat dhe bombolat e oksigjenit, pasi zhytja duket mënyra e vetme për të dalë nga shpella.
Stina e shirave ka mbërritur dhe reshjet e parashikuara do ta përmbytin edhe më shumë shpellën, prandaj autoritetet nuk kanë zgjedhje, veçse të tentojnë t’i nxjerrin futbollistët e vegjël që aty.
