Në Koçan dhe Makedonski Brod, konkurs për shpërndarje të 53 banesave sociale

06.07.2018 19:41

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli konkursin për shpërndarjen e 53 banesave sociale....

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli konkursin për shpërndarjen e 53 banesave sociale.

43 prej tyre do të jenë në qytetin e Koçanit dhe 10 në Makedonski Brod. Përparësi do të kenë personat në rrezik social, e në veçanti fëmijët pa prind dhe personat mbi 18 vjeç, të cilët kanë qenë të strehuar në institucione.

“Banesat për persona në rrezik social të cilët do t'i përfshijnë kategoritë fëmijë pa prindër apo kujdes prindëror, persona nën 18 vjeç të cilët kanë qenë të strehuar në të kaluarën në ndonjë institucion, shfrytëzues të ndihmës sociale apo ndihmës së përhershme në të holla, persona të goditur nga fatkeqësitë elementare, persona invalidë dhe persona të cilëve u nevojitet ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, pjesëtarë të bashkësisë rome të cilët janë në rrezik social, prindër - kryefamiljarë me fëmijë të mitur, si dhe persona të verbër, shfrytëzues të ndihmës sociale apo ndihmës së përhershme në të holla”,- tha ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski.

Thirrja publike është e hapur deri më 6 gusht, ndërsa shpërndarja e banesave do të bëhet përmes sistemit elektronik. Gjatë këtij viti duhet të përfundojnë punimet ndërtimore të 70 banesave sociale në Gostivar, 41 të tjera në Strumicë, kurse duhet përmendur se deri në këto momente në këto qytete janë kryer mbi 94% e punimeve. (Rexhep Qamili, TVM2)