Kulturë
Vdes këngëtari Vlatko Ilievski, u gjet i pa jetë në veturën e tij
07.07.2018 12:41
Vlatko Ilievski, këngëtari maqedonas i cili më së shumti është i njohur për famën që ka arritur gjatë prezantimit të Maqedonisë....

Vlatko Ilievski, këngëtari maqedonas i cili më së shumti është i njohur për famën që ka arritur gjatë prezantimit të Maqedonisë në Eurovizion në vitin 2011, është gjetur i vdekur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar.
Policia ka konfirmuar se ai është gjetur i vdekur në veturën e tij të tipit "Tojota" mbrëmë rreth orës 23 në rrugën "Brigada e tretë maqedonase".
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi hetues i SPB-Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.
Ndërkohë, nga Prokuroria themelore publike sot njoftuan se te pop-këngëtari i ndjerë tashmë nuk janë gjetur gjurmë të dhunës. Kurse nga ana tjetër Prokurori kujdestar publik i PTHP-së punon në zbardhjen e shkaqeve për vdekjen e këngëtarit 33- vjeçar.
Ndryshe Vllato Iliveski, prezantoi Maqedoninë në Eurovizion në vitin 2011 me këngën “Rusinka”.
