Maqedoni

Samiti i NATO-s, analistët: Maqedonia në 11 korrik, anëtare e NATO-s

07.07.2018 15:42

Në samititn e NATO-s i cili pritet të ndodhë javën e ardhëshme, Maqedonia përfundimisht do të merr ftesën për tu bërë anëtare e saj.....

Kështu për TVM2 thonë analistët politik Albert Musliu dhe Nano Ruzhin. Sipas Albert Musliut  nuk ekzistojnë gjasa reale që Maqedonia të hasë në probleme shtesë edhe përkundër dallimeve të brendshme në skenën politike në Greqi për marrëveshjen e Prespës,. Kjo sipas tij ka ndodhur edhe me shtete të tjera, para anëtarësimit, dhe njëherit thotë se janë probleme të tejklalueshme. 
 
"Duke marrë parasysh sjelljen e Koxiasit në Këshillin e Ministrave, atë energji dhe përkushtim që e kishte për marrjen e datës për Maqedoninë por dhe Shqipërinë, besoj se i njëjti veprim do të jetë edhe në samtitn e NATO-s. Ashtu që jam shumë i bindur se Maqedonia përfundimisht do ta merr ftesën,  normalisht që është e kushtëzuar me lëvizjen e gjithë procesit ashtu siç është  e shkruar në Marrëveshje", tha Albert Musliu, analist politik.
 
Vlerësim të njejtë ka edhe ish amabsadori Nano Ruzhin. Sipas tij është e para Greqia  e cila ka inicuar protokollin për ftesën e integrimit të Maqedonisë në Paktin Veriatlantik. 
 
"Në kohën e mbajtjes së samitit të NATO-s  11, 12, Korrik në Bruksel,  pritet Greqia ta përkrahë Maqedoninë në ftesën e anëtarsisë në NATO.  Sipas njohurive tona,  dilpomacia greke  e para ka ngritur çështjen e protokolit të bërjes së ftesës,  dhe për këTë mendoj se pikërisht marrëveshja Zaev  - Cipras është njëra nga bazat e ftesës. Është interes politik  edhe i Greqisë Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s. Mendoj se me ambicje të mëdha Greqia do ta përkrah Maqedonië të jetë anëtare e 30 e Aleancës", tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
 
Analistët konsiderojnë se pas marrjes së ftesës deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit  në NATO,  MAqedonisë do ti nevojitet një periudhe prej 1 deri në vit e gjysme, deri në ratifikimin e plotë të protokolleve të nevojshme dhe me këtë përmbylljen e të gjithsa parakushteve të  caktuara ndërkombëtare.
 
NERMIN MULAKI