Maqedoni
Të shlyhen borxhet apo vetëm kamatat? Qytetarët: Politikanët t`ju përmbahen premtimeve
07.07.2018 16:35
Propozim ligji për shlyerjen e kamatave nga borxhet e mbetura deri në 3 vite të qytetarëve...

Propozim ligji për shlyerjen e kamatave nga borxhet e mbetura deri në 3 vite të qytetarëve e që nuk mori dritë jeshile nga ana e komisionit amë në Kuvend, do të duhet të pësojë sërish ndryshime. OJQ-të mbrojnë interesat e qytetarëve, dhe thonë që propozim ligji në fjalë nuk është në interes të qytetarëve dhe të vetë shtetit, sepse Maqedonia po mbetet edhe më tej peng i padrejtësisë, dhe peng i borxheve të cilat me vite po i rëndojnë mbi supe qytetarët.
Në vend të shlyerjes së kamatave kërkohet shlyerja e borxheve të prapambetura të cilat nuk janë të përfshira në asnjë ligj aktual.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 do të preferonin që ligji të parashikojë shlyerjen e borxheve të mbetura për tre vitet e fundit dhe jo vetëm kamatat e borxheve.
"Unë i kisha propozuar qeverisë, domethënë mendimi im personal është që mos të jetë vetëm shlyerja e kamateve mirëpo ta japin një propozim që të bëhet edhe shlyerja e borxheve të vjetra, se shumica në Maqedoni jetojnë në prag të varfërisë, kështu që ma merr mendja që do të kishte qenë mirë edhe shlyerja e borxheve të vjetra. Dhe besoj që hap pas hapi do të dalim në dritë. Sepse shumica e qytetarëve janë nëpër përmabrues, ashtu që besoj që do të ishte ide e mirë shlyerja e borxheve të vjetra, përveç kamatave"...
"Realisht duhet që të mundësohet shlyerja edhe e borxheve të vjetra. Kryeministri Zaev gjatë kampanjës parazgjedhore patë premtuar se do të heq borxhet e qytetarëve që kanë në përmbarues, dhe do të ishte mire që të njejtën ta realizon",,,
"Presim qeveria ti heq edhe borxhet e vjetra, për shkak se na nevoitet. Jemi familje gjashtë anëtarshe në shtëpi dhe me një rrogë nuk mundemi të përballojmë”, thane
Qytetarët po ashtu u shprehën se me miratimin eventual të një rregullative të këtillë ligjore, do tju jepte mundësi të gjithë qytetarëve të cilet kanë borxhe me te vjetra se tri vjet, ti shlyejnë dhe kjo do tju mundësonte që njerëzit me lehtë të frymojnë dhe të mendojnë për të ardhmen.
Propozuesit parashikuan që permes këtij ligji të shlyhen kamatat nga borxhet e qytetarëve të vendit të mbetura para tre vitesh nga faturat e komunalieve, telefonisë, operatorëve kabllorë dhe celularë, dhe ujitja. Pushteti dhe opozita ranë dakord që permes një rregullative ligjore të mundësojnë që qytetarët të mos jenë të obliguar që ti paguajnë as kamatat e borxheve nga intervenimi I përmbaruesve për lëndët të cilat nuk janë të plotfuqishme deri në maj të 2006-ës.
ERSAN PAJAZITI
