Maqedoni
Samiti i 7 i shefave të qeverive të Evropës dhe Kinës, Zaev: Maqedonia e hapur për investime të huaja
07.07.2018 16:51
Kryeministri i vendit Zoran Zaev edhe njëherë ka porosit në Samitin e 7-të të shefave të qeverive nga Procesi i bashkëpunimit mes Republikës Popullore...

Kryeministri i vendit Zoran Zaev edhe njëherë ka porosit në Samitin e 7-të të shefave të qeverive nga Procesi i bashkëpunimit mes Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve nga Evropa Lindore dhe Qendrore, se Maqedonia është e gatshme për një bashkëpunim më të thellë me vendet e Ballkanit Perendimor dhe atyre të BE në sferën e tregtisë së lirë të mallrave, rritjen e shkëmbimit tregtarë dhe hapjen e dyerve për investitorët e huaj.
Zaev poashtu pohoi se me përpjekje të bashkuara të vendeve të Evropa Lindore dhe Qendrore mund ta bëjnë këtë rajon atraktiv dhe destinacion të volitshëm për invesitme të reja të kompanive kineze, dhe destinacion të volitshëm turistik për turistët kinezë.
“Ky tubim i rëndësishëm i vendeve të Europës Qendrore, Evropës Lindore dhe Kinës edhe njëherë dëshmoi mundësitë e shumta të investimit të cilat janë në dispozicion përmes linjave të lira kreditore nga Bankan Kineze përmes projekteve “Rrugët e fuqishme dhe 16+1-shi”. Jamë shumë i kënaqur që edhe kompanitë Kineze do të mund të marrin pjes në tenderët, dhe jo siq kanë vepru deri më tani përmes takimeve në katër sy. Me Republikën Popullore Kineze jemi në përfundim të 25 vjetorit të vendosjes së relacioneve diplomatike, dhe në atë frymë shfrytëzova mundësinë, që tju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme të cilën e marrim nga Kina, dhe potencova gadishmërinë tonë, që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë dh eta thellojmë edhe më shumë”, tha Zaev.
Zaev më tej shtoi se Maqedonia është shumë e interesuar që ta rrisë edhe më shumë bashkëpunimin me vendet fqinjë, ashtuqë vitin e kaluar theksoi Zaev, Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Repubolikën e Bullgarisë, ndërsa muajin e kaluar e ka nënshkruar Marrëveshjen, me të cilën e ka zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin dhe për vendosjen e partneritetit strategjik me fqiun tonë jugor, Republikën e Greqisë, me çka ka siguruar perpsektivë të gjerë për arritjen e qëllimeve strategjkike për vendosjen e bashkëpunimit edhe më intensiv bilateral në nivel rajonal.
Zaev edhenjëher potencoi se është shumë i lumtur që më në fund kompanitë Kineze mund të marrin pjesë në tenderet e shpalluara publike, dhe jo përmes metodës së deritanishme në katër sy. Kryeministri i Maqedonisë e udhëheq delegacionin qeveritar, në të cilin janë edhe zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
FITIM KRYEZIU
