Maqedoni
Spasovski: Qytetarët të dalin masovikisht në referendum
07.07.2018 17:38
Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetarë i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Oliver Spasovski...

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetarë i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Oliver Spasovski sot ishte për vizit në Qytetin e Gostivarit ku ka apeluar të gjithë qytetarët që të dalin masovikishtë në referendumin për emrin, sepse me këtë do ta ndihmojnë Maqedoninë, por do ta ndihmojnë edhe vetvetën.
“Kjo periudhë eshtë shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë të ecë përpara, të jetë pjesë e integrimeve europiane dhe atyre të NATO-së. Pas një periudhë të gjatë duke lëviz në vend, tani është koha kur qytetarët e kanë shansin historik, që ti ndihmojnë Maqedonisë, që ti ndihmojnë vetvetës, dhe fëmijëve tanë, dhe Republika e Maqedonisë të jetë anëtare e NATO dhe BE. Do të duhet që të gjithë qytetarët të bashkohemi në këtë betej që Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e BE dhe e NATO-së”, tha Spasovski.
Vizita të tilla të udhëheqsve të LSDM-së dhe Ministrave nëpër qytete këtyre ditëve do të jenë të shpeshta nëpër të gjitha qytetet me qëllim që ti bindin qytetarët që ta përkrahin ndryshimin e emrit.
FITIM KRYEZIU
