Maqedoni

Shoqata e kooperativave bujqësore: Kooperativat mënyra më e mirë për plasimin e produkteve

07.07.2018 17:57

Maqedonia ende nuk mund të thotë se ka kooperativa bujqësore....

Gjithsej 38 të regjisturatara janë shumë pak dhe vetëm 9 për qind e prodhimit të përgjithshëm është shitur. Në shënimin e ditës borëtore të kooperativave fermerët ishin një zëri, për të pasur plasman më të sigurt të prodhimeve të tyre duhet fillimisht të kemi shoqata të bujqëve.
 
“Ekzistojnë 38 kooperativa bujqësore në Maqedoni, që është një numër i vogël krahasuar me 170,000 prona bujqësore të regjistruara. Duhet ky numër që jetë më i madh që të mund të themi që kemi kooperativa. Maqedonia nuk mund të arrij as edhe 9 përqind të prodhimtarisë në këtë fushë, prandaj jemi mbledhur për të diskutuar këtë problem me Ministrinë si ta tejkalojmë këtë problem”, tha Mende Ivanovski, nga shoqata e kooperativave bujqësore.
 
“Për momentin është duke u hartuar një rregullore që do të prezantojë një drejtim krejtësisht të ndryshëm, dhe qëllimi është që fermerët të hyjnë bashkërisht në treg përmes blerjeve, qendrave të grumbullimit dhe prodhimit të kalibruar”, tha Trajan Dimkovski, nga ministria e bujqësisë.
 
Ndryshe, motoja e sivjetme e Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave Bujqësore është "Shoqëria e qëndrueshme përmes kooperativave".
 
ZEKIRJA MEXHITI