Botë
Vërshimet, 4 të vdekur në Itali, 2 në Bullgari
03.08.2014 18:21
Një stuhi e fiqishme musonike përfshiu Italinë. Stuhia që filloi papritmas shkaktoi vdekjen e 4 personave në një festival në Trevizo.
Qielli kishte pak re, por papritmas filloi një erë e fuqishme dhe dëshmitarët thonë se dukej sikur dikush hidhte lumenj uji nga klart. 12 persona mbetën të lënduar.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe vërshimet kanë marrë jetën edhe të dy personave dhe kanë detyruar 500 persona në Mizia të Bullgarisë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Shiu fryu ujrat e lumit Skat që doli dhe vërshoi në rrugë. Catitë e shumë shtëpive janë shkatërruar nga breshëri dhe era.
Rajoni ka mbetur pa energji elektrike . Forcat e shpëtimit me helokopterët përpiqen të gjejnë personat e mbetur në zonat e përfshira nga vërshimet.