Maqedoni
Kumanovë, konferencë rajonale për kufirin Llojan – Miratoc
07.07.2018 18:16
Mardhëniet ndërkufitarte, cka përfitojnë banorët dhe të rinjët e këtyre dy vendeve me hapjen e pikes kufitare Llojan-Miratoc....

“Mardhëniet ndërkufitarte, cka përfitojnë banorët dhe të rinjët e këtyre dy vendeve me hapjen e pikes kufitare Llojan-Miratoc?, Dhe kush po e pengon hapjen e kufirit? ” ishte temë e Konferencës Rajonale të mbajtur në Kumanovë.
Panelistë të kësaj konference ishin Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi si dhe Politikologu nga Kumanova, Xhenis Sulimani. Të tre panelistët gjatë konferencës shtjelluan temën dhe problemin e vetëm që tangon këto dy komuna shqiptare, pra mos hapja e pikes kufitare Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Serbinë.
“Edhe ne këndej kufirit, edhe bashkëetnikët tanë andej kufirit, jetojmë në shtete ku shumicë janë etnitë tjera të cilët nuk e duan edhe aq shumë të mirën e shqiptarëve. Ashtu edhe sic është cekur në titullin e panelit “Të rinjtë duhet të marrin përsipër këtë Mision”, jo vetëm të dalin me mendime por edhe ti realizojnë të njejtat", tha Xhenis Sulimani, politikolog.
“Prej nga ana jonë, MPB e Serbisë dhe Qeveria e Serbisë, e kemi në formë të shkruar se kufiri do të hapet, dhe nuk flasim më tepër se a do të hapet dhe si do të hapet. Tani jemi në një fazë flas nga ana e Republikës Serbe që ky kufi është duke u përgatitur administrativisht, proceduralisht dhe teknikisht që kur të vij momenti që MPB serbe të thotë tash është dita, tash është koha, minuti me u hapë, kjo pra është situata faktike nga ana Serbe", tha Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.
“Jemi drejtuar deri te të gjitha institucionet e vendit si dhe gjitha ministritë adekuate, ku vetëm nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë na është dhënë para 5 muajve përgjigje konkrete, se do formohet komision i përbashkët mes dy qeverive të cilat komisione do ta shqyrtojnë këtë problematikë. Gjithashtu kohëve të fundit më ka ardhur një shkresë nga Sekrtetariati për Evrointegrime, ku coordinator nga komisioni në fjalë është përcaktuar Zv/Kryeministri për Evrointegrime Bujar Orsmani. Edhe gjatë takimit mes kryepalamentarit Xhaferi me qeveritar Serbë, ku shihet një klimë ndryshe për hapjen e kësaj pike kufitare", tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës
Ndryshe kjo Konferencë Rajonale ishte organizuar nga Rijad Mamuti–politikolog, në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare.
FATLUM AQIFI
