Maqedoni

Marrëveshja për emrin, Zaev: Ai që duhet të nënshkruajë do të nënshkruajë

08.07.2018 12:16

Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të Samitit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Sofje deklaroi për agjencinë bullgare “BGNES”...

“Nëse kryetari ynë, Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan përsëri marrëveshjen për emrin me Greqinë, atëherë do të ketë një referendum, i cili do të mbahet në fund të shtatorit, gjegjësisht në fillim të tetorit. Ai që duhet të votojë do të votojë, ndërsa ai që duhet të nënshkruajë do të nënshkruajë, prandaj ne i shërbejmë qytetarëve. Ivanov nuk mund ta bllokojë procesin, nëse nuk e nënshkruan tani, atë duhet ta bëjë pas referendumit”, tha Zaev.